Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur afatin e aplikimit për grante.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kamenicë, Naim Arifi, ka njoftuar se aplikimi për grante për të gjithë fermerët ësht zgjatur deri më 28 gusht 2020.
“ Të dashur fermerë, Ministria e Bujqësisë ka zgjatur afatin për aplikim për grante deri më 28 gusht 2020 ora 16:00! Aplikimi për grante mund të bëhet online 24 orë”, tha Arifi.
Gjithashtu edhe afati për aplikim për subvencione është deri më 28 gusht 2020.