Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat ka zëvendësuar ulëset e dëmtuara në parkun e qytetit dhe në disa pjesa të tjera brenda dhe jashtë qytetit.
Ulëset e dëmtuara janë zëvendësuar me të reja me mjetet e fituara nga granti “Ta pastrojmë Kosovën”.
I lumtur për këtë është edhe drejtori i Drejtorisës së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha.
“Ulëset tani më krejtësisht të reja janë vendosur në parkun e qytetit dhe në disa pjesa tjera brenda qytetit. Këto ulëse i japin një komoditet për pushim të qytetarëve në park dhe hapësira tjera”, shtoi ai.
Basha ka falënderuar stafin e DSHPAI-së për angazhimin e tyre.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektorat apelon te qytetarët për ruajtjen dhe shfrytëzimin racional të tyre.