Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Evropiane, Gabriel Escobar, takoi anëtarët e Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan Escobar, përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të përkrahur integrimin euroatlantik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe integrimin ekonomik të tregjeve rajonale.
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, prezantuan para Zëvendësndihmës Sekretarit Escobar, i cili njëherit është edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanit Perëndimor, qëndrimin e Odës Amerikane në mbështetje të normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të gjitha iniciativave për tregun e përbashkët rajonal, si Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit.
Udhëheqësit e Odës Amerikane shprehën shqetësimet e tyre lidhur me tensionet në rajon, si pengesë për aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime. /2LONLINE/