Sot në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ishte në vizite pune zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Izmi Zeka.
Zëvendësministri Zeka u prit nga zëvendësdrejtori Rajonal Nënkolonel Shaban Azizi bashkë me eprorë rajonal i cili e njoftoi zëvendësministrin Zeka lidhur me situatën e sigurisë ne Rajon dhe për punën e angazhimet që janë duke I bërë për ofrimin e një ambienti sa më të sigurtë për jetë dhe pune të të gjithë qytetareve.
Në takim u përmendën rezultatet e punës dhe sfidat me të cilat ballafaqohet policia gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.
Zëvendësministri Izmi Zeka inkurajoi stafin Rajonal të PK-së për të vazhduar me trendin e punës në parandalim dhe luftim të kriminalitetit dhe dukurive tjera negative. Theks i veçantë iu kushtua luftimit të narkotikeve, vjedhjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugore.
Nga Nënkoloneli Azizi u theksua nevoja e përkrahjes më të madhe nga MPB-ja për krijimin e kushteve meë mira të punës dhe mbështetje më e madhe logjistike në vetura dhe pajisje tjera të domosdoshme për punë.