Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu dhe anëtarin e saj në Kuvnedin Komunal të Gjilanit, Mefail Jonuzi.
Gjatë këtij takimi, Zeka i njoftoi ata për ndryshimet që janë bërë në ligjin për nënshtetësi në Republikën e Kosovës, si dhe për kushtet që qytetarët duhet t’i plotësojnë për ta marrë atë.
Ditë më parë ishte nënshkruar vendimi për Procedurën dhe Kriteret e Lëshimit të Lejes së Qëndrimit për të Huajt.
“Ky vendim iu mundëson qytetarëve të huaj e në këtë rast edhe qytetarëve të Luginës së Preshevës të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës. Për fushën konkrete në lidhje me shtetasit e huaj, grupet punuese kanë punuar në Ligjin për të Huaj i cili tani më është amandamentuar në Parlamentin e Republikës se Kosovës dhe me këtë ligj kemi mbuluar të gjitha elementet konkrete që do të rregullojnë statusin e të huajve të cilët qëndrojnë brenda Republikës së Kosovës”, ka theksuar Zeka.
Nga ana tjetër, Kadriu i Vatrës e falënderoi zëvendësministrin Zeka për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm.
Lëvizja Vatra së shpejti do t’i njoftoj qytetarët për dokumentacionet që duhet plotësuar dhe për këtë do të vendos një numër kujdestar