Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj, njëherit Koordinator Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, ka pritur në takim zyrtarin e Lartë nga Byroja Kundër Terrorizmit në Uashington, Jeff Kline.
Në këta takim, u bisedua për aspektet e menaxhimit të integruar të kufirit, duke u bazuar edhe në lëvizjet e mundshme të personave që janë të dyshuar.
Me këtë rast u vlerësua se është e nevojshme ngrita e kapaciteteve të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si një mekanizëm modern për kontrollimin e kufirit, sipas metodave më të avancuara perëndimore.
Zëvendësministri Xhemajlaj falënderoi SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve për institucionet e sigurisë. Ai tha se Kosova tashmë krahas SHBA-së është pjesë e aleancës kundër terrorizmit.
Zyrtari i Lartë nga Byroja Kundër Terrorizmit në Uashington, z. Jeff Kline, shprehi gatishmërinë për mbështetje në pajisje teknologjike, që do të ndihmojnë në ngritjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.