Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zyrtarë lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerë të FSK-së, ka zhvilluar sot një në vizitë zyrtare në Komunën e Gjilanit, ku u prit nga Kryetarit i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Me këtë rast, zv.ministri Syla i ka ofruar z. Hyseni burimet ushtarake që do të përdoren për të ndihmuar Komunën e Gjilanit dhe komunat e tjera të Republikës së Kosovës në promovimin e mirëqenies së përgjithshme të komunitetit. Kjo ndihmë do të përfshijë punët publike, arsimin, trajnimin dhe projektet e ndërtimit.
Gjatë vizitave të tilla, që do të vazhdojnë edhe me komunat e tjera, do të theksohet rëndësia e çështjeve publike në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve të suksesshme të mbështetjes ushtarake, si dhe mësimet që mund të nxirren nga ndihma ushtarake e ofruar më parë për operacionet e autoriteteve civile.
Po ashtu, Komuna do të përgatisë një listë të institucioneve lokale, infrastrukturës kritike, sektorit privat dhe organizatave jofitimprurëse (OJQ) për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë që ekziston ose për të zhvilluar marrëdhëniet e reja, gjatë përgjigjeve të ndryshme ndaj nevojave qendrore dhe lokale, sektorit privat, dhe OJQ-ve, deri tek komunitetet.
Mbështetja ushtarake për autoritetet civile bazohet në Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ligjin për FSK-në dhe misionin e saj.
Në bazë të këtyre dokumenteve ligjore janë hartuar Funksionet Mbështetëse Emergjente të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK, në kuadër të Planit të Reagimit Kombëtar, që kanë për qëllim për të ndihmuar autoritetet dhe institucionet civile në operacionet e reagimit ndaj fatkeqësive natyrore dhe ngjarjeve të tjera.
Përmes kësaj ndihme, janë shqyrtuar dhe zbatuar konsideratat ligjore që lidhen me angazhimin e forcave ushtarake në mbështetje të autoriteteve civile. /2LONLINE/