Një delegacion i Kosovës i udhëhequr nga Zёvendёsministri i Shёndetёsisë Izet Sadiku po merr pjesë nё Konferencën e Regjionit Umbria me vendet e Ballkanit Perëndimor e cila po mbahet nё Perugja tё Italisë.
Qëllimi i kësaj Konference është ofrimi i bashkëpunimit të vendeve pjesëmarrëse me Regjionin e Umbrias, qё njihet një nga regjionet mё tё pasura nё Itali.
Zёvendёsministri Sadiku gjatë takimeve tё konferencës ka shprehur gatishmërinë e Shtetit tё Kosovës pёr tё bashkëpunuar me regjionin e Umbrias nё forma tё ndryshme.
Poashtu, Zv/ministri Sadiku në takim me pёrfaqёsuesin e Kryetarit tё Umbrias, z. Giamiero Rasimelli ka diskutuar Marrëveshjën e Bashkёpunimit, e cila do tё përfshijë shёndetёsinë, bujqёsinë, zhvillimin ekonomik dhe kulturёn.
Z. Rasimelli e njoftoi Zv/ministrin Sadiku pёr gatishmërinë e Regjionit tё Umbrias pёr tё vazhduar dhe thelluar bashkёpunimin, me theks të veçantë u diskutuan format e bashkëpunimit nё fushën e hemato-onkologjike, dhe endokrinologjike ku si shembull u përmend modeli i Shqipёrisё dhe format e bashkëpunimit qё ka ky regjion me Shqipërinë.
Zv/ministri Sadiku bisedoi edhe me pёrfaqёsuesit e Shoqatёs sё Hemoflikёve tё Botёs, me seli nё Perugja, tё cilёt shprehen gatishmёrinë e trajnimit tё stafit tё Klinikёs sё hematologjisё së QKUK-së dhe ofrimin e Faktorit VIII të kuagulimit, në formë donacionit për pacientët në nevojë.
Ndërsa, gjatё ditёs sё sotme Zv/ministri Sadiku do tё vizitojë Spitalin e Perugjas pёr tё biseduar pёr fushat e bashkëpunimit me kёtё Qendër Spitalore.