Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, përmes një postimi në profilin e tij, ka bërë të ditur se bashkë edhe me nënkryetarin e komunës së Kamenicës, Faton Jakupin dhe drejtorin e Inspeksionit në këtë komunë, Liridon Beqirin, inspektuan rifillimin e punimeve në fshatin Kopërnicë.
Sot, bashkë me nënkryetarin e komunës së Dardanës, Faton Jakupi, dhe drejtorin e Inspeksionit në këtë komunë, Liridon Beqiri, inspektuam rifillimin e punimeve në fshatin Kopërnicë.
Ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, në vizitën që i ka bërë komunës së Dardanës, është zotuar se të gjitha projektet që kanë mbetur në gjysmë, ato që nuk janë filluar fare, dhe ato që janë neglizhuar nga qeverisja e kaluar, do të përfundojnë gjatë këtij mandati.
RK