Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku po merr pjesë në Konferencën tradicionale të Stambollit për Siguri (Istanbul Security Conference 2017), në Stamboll të Republikës së Turqisë.
Në këtë konferencë po trajtohen temat për sigurinë si dhe po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë rajonale dhe globale.
Në punimet e Konferencës së Stambollit për Siguri po marrin pjesë personalitete të larta ushtarake dhe politike të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, si: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë si dhe shumë ministra, komandantë dhe personalitete tjera të shquara nga rajoni dhe Bota .
Në këtë konferencë, zëvendësministrin Agim Çeku e shoqërojnë atasheu i FSK-së në Turqi, nënkolonel Bekim Osmani dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Republikën e Turqisë.