Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim dy zëvendësministrat e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Magbule Shkodra e Fatbardha Emini, të shoqëruara nga sekretarja e përgjithshme Rozafa Ukimeraj Çuni, si dhe drejtor të departamenteve të kësaj ministrie.
Kryetari Haliti në këtë takim, i njoftoi mysafirët për zhvillimet aktuale në këtë komunë, realizimin e projekteve të gjithmbarshme, planet, vështirësitë, si dhe me situatën epidemiologjike dhe menaxhimin e saj.
Ai ka shtruar një varg kërkesash që kanë të bëjnë me implementim të projekteve, posaçërisht ka përmendur shkurtimet buxhetore në projektet kornizë, si pasojë e ndarjes jo të drejtë buxhetore që e ndërlidhin me numrin e popullsisë, i cili regjistrim nuk është përkon me numrin real të popullatë.
Nga ana e saj zëvendësministrja Magbule Shkodra theksoi se do të angazhohen si ministri, që të mbështesin kërkesat që dalin nga komunat e Kosovës dhe të jenë sa më afër tyre, për të arritur synimet dhe projeksionet që ndërlidhen drejtpërdrejt me mirëqenien qytetare.
Ata më pas kanë vizituar edhe qendrën e qytetit të Vitisë, ku janë dukë u kryer punimet në projektin e rregullimit të sheshit, ku investitorë janë komuna e Vitisë, MAPL dhe Helvetas Swiss Intercooperation-DEMOS. /2LONLINE.com/