Komunën e Vitisë, e ka vizituar sot Major Berat Shala, Komandanti i Batalionit të Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan, nga Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast ai është pritur në takim nga zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, Drejtori i DKA-së, Qahil Sinani si dhe drejtori i DSHPE-së, Nexhmedin Jakupi.
Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të FSK-së me Komunën e Vitisë, përkatësisht me drejtorinë Komunale të Arsimit por edhe me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencë.
Zëvendëskryetari Aliu ndër tjerash tha se kjo komunë është e gatshme të bashkëpunoj me Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi që sipas tij ky bashkëpunim është në të mirën e të gjithë qytetarëve. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica.