Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëton për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me funksionarë e zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian.
Kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /2LONLINE/