Zëvendëskomandanti i FSK, gjeneral Major Enver Cikaqi, me ftesën e shefit të ushtrisë Jordaneze gjeneral major Yousef Ahmed Al-Huaiti ka marr pjesë në SOFEX 2022 në Aqaba të Jordanisë, që është zhvilluar nga data 31.10 – 03.11.2022.
Gjatë kësaj vizite gjeneral Cikaqi mori pjesë në konferencën “Middle East Special Operation Commanders 2022”, me ç ‘rast ka ndjekur nga afër temat të cilat janë shtjelluar nga Jordania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Norvegjia dhe Egjipti për rëndësinë, sfidat dhe nevojën e bashkëpunimit mes partnerëve në komunitetin e operacioneve speciale.
Me këtë rast, gjeneral major Enver Cikaqi ka zhvilluar takim me komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA, gjeneral Bryan P. Fenton , si dhe me komandantë të operacioneve speciale të shteteve tjera partnere si Jordania, Gjermania, Britania e Madhe, Polonia dhe Italia.
Në kuadër të vizitës gjeneral Cikaqi ka vizituar edhe panairin e industrive të mbrojtjes që është mbajtur në të njëjtin vend ku kanë qenë 38 vende pjesëmarrëse dhe mbi 300 kompani. /2LONLINE/