DYLON

Zero tolerancë për vozitësit që shkelin rregullat në trafik!

Zero tolerancë për vozitësit që shkelin rregullat në trafik!
Avatar photo Redaksia

“Policia e Kosovës apelon vozitësit të jenë të përmbajtur gjatë drejtimit të mjeteve të tyre, ti respektojnë rregullat dhe ligjet e trafiku, ta përshtatin shpejtësinë konform rregullave dhe gjendjes në rrugë”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Ai tha se për arsye preventive që të mos kemi aksidente, apo të ketë sa më pak të jetë e mundur, Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe ka shtuar gatishmërinë për parandalimin dhe zvogëlimin e aksidenteve.

“Zero tolerancë do të keë për të gjithë ata vozitës që takohen duke i thyer normat dhe rregullat ligjore”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Përndryshe, ja aktivitetet e trafikut rajonal për periudhën kohore 01-31 Korrik 2018

• Tiketa të shqiptuara për persona fizik deri në 500€, gjithësejt 2809
• Tiketa të shqiptuara për persona juridik deri në 1000€, gjithësejt 5
• Tiketa të shqiptuara për gjykatë gjithësejt 177
• Total tiketa gjobitëse 2991

Kundërshtimet e pranuara dhe procedura në komisionin për vendosje

• Numri I tiketave gjobitëse që janë paraparë një pikë negative gjithësejt 6
• Numri I tiketave gjobitëse që janë paraparë dy pikë negative gjithësejt 22
• Numri I tiketave gjobitëse që janë paraparë tri pikë negative gjithësejt 1

Numri i tiketave gjobitëse që janë paraparë pikë negative gjithësejt 29

Ndalimi i drejtimit të mjetit(konfiskimi i përkohëshëm) 31 gjoba
• Ndalimi i drejtimit të mjetit për tre muaj 23 gjoba
• Ndalimi i drejtimit të mjetit prej tre deri në gjashtë muaj 3
• Ndalimi i drejtimit të mjetit gjashtë muaj 5 gjoba

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.