Janë tri notare të përfaqësueses së Kosovës që do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare që mbahet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Rita Zeqiri, Flaka Pruthi dhe Melisa Zhdrella do të marrinë pjesë në Sarajevë në garën ndërkombëtare: “Youth for Youth” që organizohet nga data 18 deri më 20 tetor 2013, nga Federata e Notit e Bosnje e Hercegovinës dhe Klubi i Notit “SPORT TIME” nga Sarajeva.
Në këtë garë, sipas informacioneve të Federatës së notit të Kosovës, do të marrin pjesë rreth 350 garues, nga shumë shtete të rajonit dhe më gjerë. shkruan sporti1.com.
“Në këtë garë pritet një konkurencë shumë të fortë. Gara në fjalë është në kalendarin zyrtar të LEN-it Federates së Evropës dhe do zhvillohet në pishinë 50m (olimpike). Notaret tona edhe përkundër mungesës së pishinave të mbyllura standarde për stërvitje në Kosovë, janë në nivel të mirë të pregaditjes andaj presim që edhe në garën në fjalë të tregojnë cilësi dhe të rrembejnë ndonjë medalje”, thuhet në njoftimin e FNK-së.