Aktivitetet e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport (DKRS) në Gjilan, gjatë javës së kaluar ishin shumë të frytshme gjatë dëgjimeve publike, bëjnë me dije drejtuesit e kësaj drejtorie.
“Përfaqësues të Klubeve Sportive, OJQ-ve dhe Sportistë Individual, u ftuan nga DKRS për të kontribuar me njohuritë, përvojat dhe idetë e tyre për ligjin mbi sportin që është duke u hartuar në nivel Qeveritar, respektivisht nga MKRS”, ka bërë me dije Kushtrim Zeqiri, drejtor i DKRS së Gjilanit, transmeton 2LONLINE.con.
Sipas tij, poashtu dhe dëgjimi publik për pesë akte komunale që u mbajt për dy ditë radhazi, rezultoi me përkrahje dhe ide të ndryshme kryesisht nga komuniteti artistik. /2LONLINE/