Më 7 dhjetor në Rebecq të Belgjikës, Boksieri shqiptar Dardan Zenunaj do të zhvillojë edhe një sfidë të rëndësishme në boksin profesionist. Ai do të përballet me ish-kampionin e botës, Malcolm Klassen nga Afrika e Jugut në duelin e peshës super pendël.
Klassen deri më tani ka zhvilluar 35 meçe profesioniste me rekord prej 27 fitore (14 KO), 6 humbje dhe dy barazime. Zenunaj ka një bilanc solid në ato pak duele, duke shënuar 8 fitore (6 me nokaut) e vetëm një humbje,
“Jam plotësisht i vetëdijshëm me kualitetin që posedon. Unë jam i gatshëm të luftoj kundër tij dhe të fitoj. Kam punuar shumë dhe dua ti tregoj të gjithëve se jam ndër më të mirët në botë. Nuk dua të presë shumë, dua të shoh vetën sa vlejë. Nëse kam suksese vazhdoj, nëse jo atëhere tërhiqem, por unë dhe gjithë stafi im kemi besim të plotë se do të arrijmë qëllimin”, tha Zenunaj për Kosova Boxing, transmeton sporti1.com.
Sfida numëron afër 20-ditë ndërsa Zenunaj është i gatshëm të bëjë histori. Ai është vetëm 26-vjeçar dhe ka të ardhme të ndritshme.