Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti sot nisi fushatën e tij zgjedhore në të gjithë qytetin e Gjilanit. Ai foli me qytetarët për problemet të cilat i preokupojnë ata duke u zotuar se do tu u dal në ndihmë sapo të marr postin i pari i qeverisjes.
Kryetari gjatë kësaj marshute takoi shumë biznese dhe qytetarë me të cilët diskutoi rreth zhvillimit ekonomik qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre rreth papunësisë ku një numër i madh i qytetarëve deklaruan se janë të papunë, kryetari dëgjoi nga afër pothuajse problemet e secilit qytetar dhe u shpreh i gatshëm t’u dal në ndihmë.
Kryetari i ftoi qytetarët të Gjilanit për një zhvillim ekonomik, një arsim cilësor, luftimin e krimit ne vend , rritjen e nivelit të punës. Gjithashtu, Pajaziti u bëri thirrje qytetarëve për një fushatë të qetë dhe i ftoi të gjithë që të marrin pjesë në zgjedhje.
Sponsorizuar nga PDK