Në lagjen e Dardanisë, mbahet takimi promovues i Kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Kandidatët e PDK-së për Këshilltar Komunal, janë absolutisht persona të dëshmuar në fushat e tyre. Oferta e PDK-së, do të triumfojë bindshëm në raport me listën e subjekteve të tjera politike.
Kryetari i ardhshëm i Komunës së Gjilanit z. Zenun Pajaziti, u zotua se do punojë me përkushtim të madh për t’ia kthyer dinjitetin qytetarëve të Komunës së Gjilanit.
Jo vetëm qytetarët e lagjes së Dardanisë, mirëpo tanimë të gjithë qytetarët pa dallim po e kërkojnë me këmbëngulje ndryshimin, dhe ndryshimin rrënjësor zhvillimor do ta bëjë, Zenun Pajaziti, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Sponsorizuar nga PDK