DYLON

MZHE synon krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit vendor

MZHE synon krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit vendor
Avatar photo Redaksia

Përmirësimi i mjedisit për biznesin vendor dhe adresimi i të gjitha shqetësimeve që kanë do të jenë çështje që MZHE do t’i trajtojë me prioritet, kështu ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, gjatë takimeve të ndara që ka zhvilluar sot me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, Drejtorin e Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi dhe koordinatorin e Biznes Forumit në Prizren, Levent Bush.

Me këtë rast ministri Lluka ka siguruar krerët e OEK, OAK dhe BFP se bashkëpunimi i ngushtë i MZHE-së me odat ekonomike dhe forumet biznesore do vazhdojë, në mënyrë që biznesi të jetë pjesë aktive e politikë bërjes, promovimit dhe krijimit të një mjedisi të përshtatëm për zhvillimin e tij.

Më tej, Ministri Lluka ka njoftuar krerët e dy odave me projektet e MZHE-së, e veçanërisht ato në sektorët strategjikë, siç janë energjia dhe minierat, që vlerësohen, duke nënvizuar se sektori duhet të jetë promotor i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.

EkoHigjiena

I pari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka shtruar nevojën e rishikimit të kushteve kontraktuale sa i përket projektit të TC Kosova e Re, i cili vlerësohet ndër investimet më të mëdha të huaja direkte që do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik.

Ndërkaq, gjatë takimit me organizatorët e Biznes Forumit në Prizren është diskutuar për organizimin e IV me radhë të Panairit Ndërkombëtar në Prizren, ku do të zhvillohen takimet e biznesmenëve B2B me qëllim të arritjes së marrëveshjeve dypalëshe për projekte të përbashkëta.

Nga ana e tyre krerët e OEK-ut, OAK-it dhe BFP-së kanë uruar ministrin Lluka për zgjedhjen e tij në pozitë të ministrit të MZHE, duke ofruar atij mbështetje të plotë në rrugëtimin e tij drejt një zhvillimi ekonomik të vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.