Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, duke kërkuar respektimin e masave kundër Covid-19.
Postimi i plotë i Zemajt:
Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor,
Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses.
Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti-Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.
Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit.
Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!