Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë me dije se në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga sot, janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR, për Covid 19.
“Lajm i mirë është se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani”, ka thënë Zemaj.
Sipas tij, pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi. Tash shtohet edhe numri i testeve brenda 24 orëve.
“Këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Jemi të bekuar me miqësinë e donatorëve. Donacion tepër i çmueshëm në kohë pandemie”, ka thënë minsitri Zemaj.