Ministria për Kthim dhe Komunitete (MKK), në vitin e kaluar ka pasur mbi 6 milion euro për projekte të caktuara të dedikuara për të gjitha minoritetet në Kosovë, pa i llogaritur edhe investimet që janë bërë nga organizatat e ndryshme që bashkëpunojnë me ministrinë. Vlerësoj se angazhimet tona janë në përputhshmëri me agjendën e Qeverise se Republikës se Kosovës. Investimet janë të prekshme në Shtetin e Kosovës
Kësahtu është shprehur Izmi Zeka, zëvendësministër i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, sipas të cilit Qeveria e Kosovës edhe Parlamenti janë të vendosur që gjërat të cilat dëmtojnë imazhin e një shteti funksional dhe shumë etnik të pengohen dhe mos gjejnë zbatim ne territorin e Kosovës.
‘Presidenti i Kosovës , z. Hashim Thaçi ka deklaruar hapur se qështja e murit, në veri të Mitrovicës është çështje ditësh dhe nuk do të ketë kurrfarë kompromisi i cili cenon brendësin dhe funksionalitetit e shtetit te Kosoves. Ka vite të tëra që institucionet e Kosovës investojnë pa dallim në gjithë territorin e Kosovës, e në këtë rast edhe në pjesën veriore me të cilën Serbia po tenton t’i manipulojë serbët të cilët i gëzojnë kushtet më mirë se kudo në Ballkan”, ka thënë zëvendësministri Zeka.