Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke iu referuar zgjedhjeve të brendshme partiake, ka thënë se reforma ka të bëjë me mentalitetin e ri në PDK, mentalitet i cili ka të bëjë me integrimet evropiane
Ai tha se shteti i Kosovës ka nevojë për një gjeneratë e cila mishërohet me ideale qytetare, të cilat janë të paprekshëm nga korrupsioni dhe kanë dije të mjaftueshme për t’u ndeshur me trendet evropiane
Kur jemi te PDK-ja e Gjilanit, Zeka, që në periudha të caktuara ka drejtuar këtë degë, vlerëson se kjo Degë ka një strukturë të qëndrueshme të cilës i nevojitet gjak i ri, por edhe mentalitet i ri për të qenë faktor kyç në determinimet e ardhshme për një Gjilan të zhvilluar
“Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është deklaruar se dekada e re do të jetë dekadë ku korrupsioni do të luftohet fuqishëm dhe aferat korruptive nuk do të jenë të pandëshkueshme, qofshin ata edhe njerëz me ndikim të madh në Kosovë”, ka thënë Zeka për 2LONLINE.
Zeka, që njëherësh është edhe zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se PDK-ja po fillon reforminimn e vet për të reformuar Kosovën. Sipas tij, në këtë kostelacion nuk do të mungojë kreacioni dhe zhvillimi i një shteti modern në Ballkan.