Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe zëvendësministër në qeverinë Mustafa, ka thënë për 2LONLINE, se demarkacioni duhet të kalojë që tani sepse qytetarët nuk duhet të mbyllen në geto dhe se nuk e meritojnë një trajtim të tillë.
“Partia Demokratike e Kosovës, gjithmonë ka qenë parti që i bënë hapat e mëdhenj dhe në këtë relacion PDK do të jetë pro votimit të demarkacionit”, ka thënë Zeka.
Ndërsa, sipas tij, Mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, i bërë nga opozita, është një mocion që ka mund të ndodhë edhe para dy viteve, dhe ka të bëjë me tepër me përpjekje për të rritur rejtingun e opozitës, se sa për një interes shtetëror të Kosovës.
“Prandaj, vlerësojë se PDK-ja, deputetët e saj, nuk do ta mbështesin mocionin, sepse nuk kemi nevojë t’i bëhemi argat askujt”, ka thënë tutje Zeka, shkruan 2LONLINE.
Sipas tij, nëse duhet të shkohet në zgjedhje, atëherë me marrëveshje partnerët e koalicionit, ashtu siç patën vendosë për qeverisje, ashtu mund të vendosin edhe për këtë gjë. “Me një fjalë, nuk bëhet tërmet edhe po që se shkohet në zgjedhje”, ka thënë Zeka i PDK-së.