(2L ONLINE) – Ish kryetari i PDK-së së Gjilan Izmi Zeka, aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe këshilltar komunal në Asamblenë Komunale të Gjilanit, ka thënë për 2L ONLINE, se beson fuqishëm se PDK do të qeverisë me vendin edhe për katër vjet dhe se në këtë drejtim thotë të jenë të hapur për partneritet me të gjitha partitë e djathta.
Ai thotë se shpreson në zgjidhje të ngërçit politik, por e sheh vetëm PDK si formuese e qeverisë për shkak, se siç shprehet, populli ia besoi këtë me votë, ndërsa nëse nuk tregohen të tjerët të arsyeshëm dhe vazhdojnë të tregohen bllokues, atëherë ai pret që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, nga të cilat prapë e sheh PDK-në parti fituese dhe ndërtuese të institucioneve të vendit.
“Mbështes çdo zgjidhje që është racionale dhe që mbështetet në rezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit. Jemi te hapur për të gjitha partitë, por natyrisht për ato parti të krahut të djathtë. O ne, në qeverisje, o duhet të shkojmë në zgjedhje. Kemi besimin e popullit. Sovrani ka vendos kështu”, ka thënë Zeka, që njëherësh është edhe anëtar i Këshillit të përgjithshëm te PDK-së. /2L ONLINE/