/2L ONLINE/ – Seanca e sotme e Kuvnedit Komunal të Gjilanit do ët jetë e fundit për Izmi Zekën, i cili, siç pohoi edhe vet, do ta lirojë pozitën e kuvendarit, për bashkëpartiakun e tij, që është n radhë. Siç dihet Zeka është zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ku do ta jap kontributin e tij.
Përndryshe, pasi mori fjalën, Zeka tha se ka pritur të arritura në Gjilan, por të cilat nuk i ka parë. Ai tha se kur ndërrohen qeveritë, zakonisht pritjet janë të mëdha, por se për dy vite e gjysmë sa ishte pjesë e Kuvendit, ai mund të thotë se është parë se ekzekutivi në Gjilan nuk i ka kryer obligimet e marra. Premtimet që janë bërë për qytetarë nuk janë mbajtur dhe se nuk ka pas punë në komunën e Gjilanit, por ka pas vetëm fjalë, se do të bëhet ai apo ky projekt.
Përndryshe, Zeka ka kërkuar që Kuvendi i Komunës së Gjilanit të lejojë debat, të lejojë që demokracia të zhvillohet, ndërsa ka thënë se në vitin 2017 PDK-ja do të jetë në qeverisje n Gjilan. /2L ONLINE/