DYLON

KH Zhegra fton tifozerinë e saj ta përkrahë në rrugëtimin drejt finales

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll, KH Zhegra do të ballafaqohet sonte me KH Kastriotin, me këtë rast drejtuesit e këtij klubi kanë kërkuar nga tifozët e klubit zhegran ta përkrahin atë në këtë ballafaqim, për t’i motivuar lojtarët për fitore dhe drjet finales së madhe.

Siupas drejtuesve ët klubit, kjo ndeshja ka një rëndësi tejet të veçantë andaj ftohen të gjithë përkrahësit e KH Zhegra, të vijnë e të përkrahin nga afër klubin e tyre të zemrës, drejt finales së madhe.

EkoHigjiena

Ndeshja KH Kastrioti – KH Zhegra, zhvillohet sonte (28.04.2016), në ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Përndryshe, mësohet se KH Zhegra ka siguruar një autobus gratis enkas për tifozët që të jenë prezentë dhe t’i japin motiv lojtarëve për të arritur suksesin e madh. Nisja e autobusit me tifozë, nga Zhegra bëhet në ora 15:00. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.