“PDK-ja është forca nga ku fillon veprimi i çdo procesi në Kosovë, andaj ne si parti që nga pas lufta e deri tani jemi formacioni i vetëm që kemi institucionalizuar përgjegjësinë shtetërore dhe kemi qenë bartëse e të gjitha proceseve shtetformuese dhe integruese të Kosovës”.
Kështu shprehet Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), për të shtuar se ai e kupton rivalitetin politik por assesi maninë për të qenë në pushtet pa zgjedhur mjete duke etiketuar edhe figurat e “heronjve” deri në skajshmëri, vetëm e vetëm për një kokërr vote.
Zeka tha se proceset demokratike që i ka instaluar PDK-ja u duhet kohë disa partive politike për të arritur ne fillimet e saj. Partia Demokratike paraqet referencën nga ku duhet të nisen partitë tjera. Pra sikur dje edhe sot PDK-ja mbetet fryma e zhvillimit, prosperimit dhe integrimit të vendit.
“Unë e kuptoj dëshirën e disa partive politike qe ende s’po munden me u largua nga e kaluara e dhimbshme, por besoj që me kalimin e kohës do të mësojnë nga shkolla e quajtur PDK. Partia Demokratike mbetet edukimi, shkollimi dhe ekselenca për partitë tjera në Kosovë e përtej saj”, thotë Zeka.
Sipas tij, në çdo rrugë të nisur nga paslufta e deri me sot PDK i k a dhënë kahe zhvillimeve politike e nacionale e shtetit me te ri, Kosovës. Ekselencë për frymën dhe formësimin e shtetit është dhe mbetet PDK-ja