Kërkuesit izraelitë thonë se një shpellë kripe me stalaktite afër Detit të Zi është më e gjata në botë, duke thyer rekordin e deritanishëm që mbahet nga një homologe e saj në Iran.
Bëhet fjalë për një labirint kalimesh të nëndheshme në pjesën jugore të Detit të Zi, që shtrihet në më shumë se 10 km gjatësi. Kjo bën që të lihet prapa shpella “Namakdan”, në Iran, që më herët mendohej se ishte edhe më e gjata.
“Pavarësisht konfliktit politik me Iranin, ka një dëshirë për lidhje, kuriozitet të ndërsjellë dhe vlerësim po ashtu. Ka disa vende të jashtëzakonshme për t’u eksploruar atje, përfshirë pusin e dytë më të thellë vertikal në botë, që do të doja shumë ta vizitoja”, tha Yoav Negev, eksplorues shpellash.
Vëzhgimi është kryer nga Universiteti hebre i Jeruzalemit dhe një grup vullnetarësh izraelitë, bullgarë dhe ndërkombëtarë.
Tani, kërkuesit planifikojnë të botojnë një hartë të plotë të shpellës në një revistë shkencore, e do ta bëjnë këtë në muajt e ardhshëm.