Bleta e zezë me madhësinë sa gishti i madh i dorës, bleta e Uallasit, më e madhja në botë, nuk ishte vënë re prej dekadash.
Studiuesit njoftuan sot se e kanë rigjetur më në fund në një ishull të vetmuar të Indonezisë.
Kjo “megachile pluto” ku femra mund të arrijë një gjatësi prej katër centimetrash dhe një hapje deri në gjashtë centimetra, ose ketër herë më e madhe se sa një bletë e zakonshme, ishte zbuluar për herë të parë nga britaniku Alfred Russel Ëallace në vitin 1858.