Shëndeti oral është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut dhe elementi i parë që duhet ta kenë dhëmbët është pastërtia.
Të gjithë ëndërrojmë dhëmbë të bardhë të zbardhuar për një buzëqeshje të ëmbël e të paharruar.
Do ju tregojmë disa secrete se si t’i zbardhni dhëmbët tuaj në kushte shtëpiake dhe pa harxhuar para.
- Sodë buke
Soda është një produkt i cili shërben si një zbardhues për dhëmbët tuaj duke bërë të mundur largimin e shtresës së verdhë që mund të gjendet tek dhëmbë tuaj.
- Uji
Është pija më e popullarizuar në botë. Por uji është ideal edhe për të pasur dhëmbë të bardhë. Nëse bëni një gargarë për 30 sekonda pas ngrënies ajo do t’ju ndihmojë të parandaloni njollat.
- Sherbelë e freskët
Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Ndërkohë, ju nuk do të harxhoni për trajtime dentare.
- Lëngu i limonit
Edhe lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral, kundër njollave jo estetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafja.
Kështu që këshillohet të përdorni vetëm një herë në muaj.