/2L ONLINE/ – “Me datën 09.12.2016 është ftuar mbledhja e Forumit të Gruas të AKR-së në Gjilan nga Kryetarja e forumit Ymrane Shahiqi ku ishte prezent edhe Koordinatorja e FG nga qendra Mirlinda Gashi. Pas fillimit të mbledhjes pa ftesën e Forumit tenton të marrë pjesë edhe kryetari i Degës së AKR-së, Ismet Hajdini. Dihet mirëfilli se paraprakisht FG ka ngrirë bashkëpunimin me kryetarin e degës, e kjo irritoi kryesinë dhe Forumin e Gruas që në mënyrë demonstrative lëshojnë mbledhjen”. Këtë sqarim e ka bërë Kryetarja e Forumit të Gruas e AKR-së, në Gjilan, Ymrane Shahiqi
“Forumi Gruas në Gjilan aktualisht përfaqëson 1/3 e anëtarësisë në këtë degë me 250 anëtare dhe 184 delegate ,shpresojmë se kryetari degës do ta kuptoj shumë seriozisht këtë pakënaqësi dhe të rishqyrtojë pozicionin e tij si kryetar duke marrë parasysh se nuk paraqet unitetin e degës por vazhdon të jetë një person “non grata” për një pjesë të elektoratit nga AKR-ja ,në këtë rast Forumin e Gruas”, ka thënë Ymrane Shahiqi.
Ajo thotë se është për çudi tentative e tij të marrë pjesë në mbledhjen e këtij Forumi duke marrë parasysh se ai vet injoron Forumin duke mos ftuar fare kryetaren e degës në asnjë mbledhje të kryesisë, fton nënkryetaret për pjesëmarrje në mbledhje të ndryshme, kërkon plasaritje në këtë Forum duke ftuar anëtaret e forumit në “biseda informative” për të kërkuar dorëheqjen e kryetares së forumit.
“Është e pashpjegueshme logjika e një kryetari të shkatërroj një Forum të Gruas me ideologjinë “Përçaj e sundo” për interesa personale. Kjo dëshmon se gratë dhe vajzat në Kosovë ende janë mjet manipulimi, fuqizimi I grave edhe për një kohë të gjatë do të mbetet vetëm terminologji abstrakte e kohës. Në pamundësi ti përballojmë këtij presioni është vetëm çështje kohe kur ky Forum do të shpartallohet”, shprehet Shahiqi.
Kryetarja Forumit të Gruas në Gjilan, Ymrane Shahiqi thotë se shpreson se elektorati i AKR-së do të kuptojë qëllimet e kryetarit të tillë, të bëhet bartës I listës, asambleist apo drejtor, sipas mundësive edhe në të gjitha pozitat. Për momentin tingëllojnë si fjalë tendencioze ,të pakuptimta, por koha do ta dëshmojë të vërtetën. /2L ONLINE/