Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, permes një postimi në profilin e tij në facebook ka kritikuar kryeministrin Isa Mustafa, duke thënë se përmes farsës së transparencës po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës mbi Zajednicën.
Ja postimi i Ymerit:
Kryeministri Isa Mustafa përmës farsës së transparencës po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës mbi Zajednicën. Dikur thoshte se me të ardhur në pushtet do të ndërrohet qasja në bisedime, kurse sot 6 muaj pas krijimi të Qeverisë jemi dëshmitarë se e gjithë energjia Kosovës po i shkon në negociata me Serbinë e në Gjykatën Speciale të imponuar po nga Serbia. S’duhet harruar se kompromisi mbi Zajednicën është bërë me t’u pranuar Marrëveshja e 19 Prillit, e diskutimet mbi formën e Asociacionit janë vazhdim i tij. Më këtë qasje, Isa Mustafa do të mbahet mend si ndjekësi më besnik i politikave të PDK-së drejt krijimit të entitetit autonom serb brenda Kosovës.
Por ai duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes Zajednicës është e papranueshme.