Megjithëse po bëhen gati një vit që nga privatizimi i KEDS, kjo ndërmarrje qartazi nuk po funksionon. Kështu pohoi deputeti nga radhët e VV, Visar Ymeri në Kuvendin e Kosovës, sipas të cilit kjo ndërmarrje veç se i ka shtuar reduktimet që nga privatizimi, përkundër pohimeve qëpas privatizimit gjendja do të përmirësohet. Ndërsa, theksoi se numri i punëtorëve në KEDS që nga privatizimi është rritur dhe se kjo është bërë si pasojë e listave që partitë i kanë dërguar për punësim në këtë ndërmarrje.
“Jemi në një moment, kur punëtoret protestojnë për shkak të pakënaqësive si po trajtohen. Pas privatizimit përfaqësuesit e Qeverisë e arsyetonin privatizimin, premtonin 24 orë rrymë. Ndërkohë që të gjithë jemi dëshmitar që reduktimet jo që janë ndalur por janë shtuar. Tani janë 300 punëtorë më shumë. Rritja e këtij numri të punëtorëve, vjen si rrjedhojë e listave të partisë, që i ka punësuar qeveria. Shumica e tëpunësuarve të rinj janëpjesëtarë tëmenaxhmentit”, tha Ymeri.