Ylli Sallahi ka kaluar para dy vitesh nga juniorët e ekipit austriakë Kapfenberger SV në ekipin e dytë të Bajernit.
Sot ndërkaq, kur Bajerni përballët për herë të parë me Pep Guardiolën si trajner në Ligën e Kampionëve kundër CSKA Moskau, emri i Ylli Sallahit figuron me numër 38 si mbrojtës i majtë, pas lojtarëve si Mario Götze, Frank Riberi e Xherdan Shaqiri që luajnë në mesfushë, shkruan ndër tjerash albinfo.ch
Ylli ka lindur më 6 prill 1994 në Kosovë, është lojtar anësor me një të majtë të fuqishme. Ekspertët e kanë vlerësuar Yllin si një talent që mund të ndjek rrugën e David Alabës. I cili me zgjuarsinë e tij në lojë dhe forcën e këmbës së majtë ka potencialin të bëhet pjesë e ekipit të parë.
Dhe, siç duket hapin e parë e ka hedhur. Ai ka arritur ta bindë Guardiolën, që emri tij së paku të figurojë në listën e lojtarëve rezervë që kanë të drejtë loje në Ligën e Kampionëve.