FC Drita udhëton drejt Ferizajt për të zhvilluar ndeshjen e javës së 22-të, ndaj FC Ferizaj e cila zhvillohet të shtunën nga ora 13:00.
Për këtë ndeshje janë bërë përgatitje dhe analizuar kundërshtari, ndërsa futbollisti Yll Ibrahimi theksoi se FC Drita jep maksimumin për fitore në çdo ndeshje.
“Kemi bërë përgatitjet e mjaftueshme për ndeshjen ndaj FC Ferizajt. Ne si gjithmonë futemi për rezultat maksimal, të japim angazhimin e duhur dhe shpresoj të dalim me tri pikë. Kam qenë jashtë fushës gjatë, por tani jam mirë dhe jam i gatshëm 100% dhe kurdo që më jepet rasti do të jap maksimumin dhe t’a ndihmoj ekipin”, ka thënë Ibrahimi. /2LONLINE/