Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka pasur parasysh ndihmën që eurodeputetja Doris Pack ka dhënë nder vite për Kosovën. Deklaratat e saja, se LDK me koalicionin e partive tjera opozitare po e kthen Kosovën prapa, dhe se LDK duhet të hyjë në koalicion me PDK-në ka irrituar Vetëvendosjen dhe zyrtarët e lartë të saj, saqë nuk kanë zgjedhur edhe fjalët.
Ylli Hoxha, shef i grupit të këshilltarëve të VV-së në Prishtinë, ish zëdhënës i partisë Ora, ka shkruar në Facebook për deklaratat e saja.
“Doris Pack: Kosovës i duhet koalicioni LDK-PDK! Koment: Kosovës i duhet guximi me të përshëndet me këngën ‘ik moj budalla’”, ka shkuar Hoxha në Facebook.