Të dielën (07.05.2017) në Shkodër të Shqipërisë u organizua Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Vllaznia Cup” për të rinj. Vendet pjesëmarrëse në këtë garë ishin përveç nga Shqipëria edhe nga Kosova, Mali i Zi dhe Sllovakia, edhe atë me mbi 250 garues.
Në këtë garë ka marrë pjesë edhe Klubi i Xhudos “Gjilani”, me tre garues nga grupmosha e kadetëve: Erona Shabani viti i lindjes 2002/52kg që zuri vendin e tretë; pastaj Erona Arifi viti 2000 /54 kg vendi dytë dhe Labinot Salihu viti lindjes 2000/73 kg vendi i tretë, ku po i njëjti ka garuar edhe në peshën 81 kg dhe ka arritur të zë vendin e dytë.
Trajneri i klubit të Xhudos “Gjilani”, Shefik Lakna u shpreh për Portalin 2LONLINE, se është tejet i kënaqur me garuesit e tij, ku me tre garues arriti ti fitoj 4 medalje.
Trajneri Lakna tha që në kushtet të cilat po punojnë në krahasim me klubet e tjera të xhudos, klubi “Gjilani” ka arritur të nxjerrë maksimumin.
“Ne shpresojmë, që me këto suksese të arrijmë që t’i bindim edhe donatorët ti përkrahin nxënësit tanë pasi që dihet që xhudo është edhe sport olimpik dhe tani më shumë i popullarizuar në Kosovë. Shpresoj që ky sport të ketë edhe vendin e duhur në Gjilan.”, ka thënë Lakna.