Xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë super derbin ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Klasikja e basketbollit kosovar pritet të jetë shumë interesante, me Pejën që ka bërë disa përforcime dhe ka synime të mëdha për stinorin pranveror.
Ndeshja e parë e kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Lipjanit. Vreshtarët ndodhen në vendin e dytë me 13 fitore dhe pesë humbje, kurse lipjanasit kanë një fitore dhe 17 humbje.
Takim interesant do të zhvillohet edhe ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ndeshja e fundit për këtë xhiro do të zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Feronikelit.
Superliga – Java 21
E shtunë
17:00 Rahoveci – Lipjani
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça
E diel
17:00 Peja – Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Feronikeli
Bashkimi / pushon