Me përkushtim dhe punë profesionale, xhenierët e regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përfunduar me sukses ndërtimin e urës mobile në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt.
Me rastin e përfundimit të urës ekipi i xhenierëve u vizitua nga komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri dhe komandanti i Regjimentit Xhenios, nënkolonel Rifat Maloku me ç’rast përgëzuan pjesëtarët për angazhimin dhe përfundimin e punimeve në afat rekord.
Ura e mëhershme ishte shkatërruar gjatë të reshurave të muajit janar, duke i’u vështirësuar lëvizjen e banorëve të kësaj ane, me vendosjen e urës së re mobile nga FSK-ja, banorët nuk do të përballen më, me vështirësi të tilla. /2LONLINE/