4.8 milionë franga ka kushtuar transferi i Blerim Xhemailit nga Napoli italian në Galatasaray të Stambollit. Futbollisti i kombëtare zvicerane ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin elit të Turqisë.
Në Galatasaray futbollisti me rrënjë nga Tetova gjen një skuadër ambicioze ku luan edhe ylli holandez Sneijder ndërsa drejtohet nga ish trajneri i Italisë, Prandelli.
Kjo skuadër, tashmë e përforcuar me Xhemailin ka para vetes sfidat e radhës në Ligen e Kampionëve, ku do të takohet me Dortmundin, Arsenalin dhe Anderlechtin.
Blerim Xhemaili, tashmë 28 vjeçar, i cili prej vitesh mbron ngjyrat e Zvicrës, fillimisht ka luajtur për FC Zürich dhe pastaj, nga viti 2007 ka filluar karrierën ndërkombëtare. Stacioni i parë ka qenë Boltoni, i pasuar nga Torinoja, Parma dhe së fundi nga Napoli.