/2L ONLINE/ – Selver Xhelili, kryetar i Republikanëve të Kosovës, Dega për Gjilan thotë se sektori i rinisë, në kuadër të Komunës së Gjilanit, ka vullnet të mirë për të punuar në mbështetjen e organizatave rinore. Komuna e Gjilanit, duhet ta ndihmoj sektorin e rinisë me subvencione, në mënyrë që, ai, të stimuloj organizatat rinore, pa ngjyrime partiake, klanore e grupore.
“Ne kemi një rini vitale, të shëndosh dhe shembull për të mirë në shkallë vendi. Për ta zhvilluar, afirmuar dhe integruar në institucionet komunale dhe bizneset private, lypset angazhimi ynë i përbashkët. Në këtë drejtim, organizatave rinore, duhet ofruar programe të posaçme projektore në luftë kundër dukurive negative si: droga, duhani, alkooli, prostitucioni etj.”, shprehet Xhelili.
Dëshira për mbështetjen e rinisë, thotë Xhelili, është e të gjithëve si nga pozita ashtu edhe nga opozita.
“Duke ndihmuar Sektorin e rinisë, ne kemi ndihmuar njërën nga kategoritë më të rëndësishme, nga e cila varet ardhmëria jonë. Oferta e republikanëve me projekte të ndryshme. “Me art kundër drogës, duhanit, alkoolit” etj, do të ishin projekte, që do ta largonin rininë nga rrugët e këqija. T’ju them të drejtën, unë këtë sektor e njoh mirë dhe e di gjendjen e tyre në detaje, por duhet të gjithë ne si shoqëri t’i ndihmojmë organizatat rinore, në çfarëdo forme qoftë. Në këtë sektor ka zyrtarë e njerëz të vullnetit të mirë, por vetëm duhet siguruar donacionet”, thekson Xhelili.
Ai ka falënderuar zyrtarin e rinisë Bujar Hazirin, i cili ishte njëri ndër iniciatorët e parë për hartimin e një projekti milionësh, për ngritjen e Pallatit të Rinisë, një vepër madhore nga më modernet në rajon, i cili u realizua kur isha unë drejtor i kulturës, ndërsa Ministrisë i kulturës, Lutfi Haziri. “Me projekte të tilla Sektori i Rinisë, do të stimuloj organizatat rinore, të cilat janë shpresa e ardhmërisë sonë”, thekson Selver Xhelili, kryetar i Republikanëve të Kosovës, Dega për Gjilan. /2L ONLINE/