Xhamia ka një minare të shkurtër. Bile, shtati i minares është më i shkurtër se trungpiramida – një rast i rrallë për minaret e këtij rajoni. Të gjitha pjesët e minares janë punuar me gurë të latuar, ndërsa qylahu është prej llamarine. Hyrja në të bëhet vetëm nga mafili. Ndërsa në mafil hyhet nga shkallët e hajatit.
Salla e lutjeve ka portën hyrëse gjysmëharkore nga lart. Ka kupolë të verbër, sepse kulmi i objektit është katërujës. Në thellësi të kupolës ndodhet një pikturë e thjeshtë me gjashtë fleta lulesh të njëjta, tri ngjyrë jeshile, tri ngjyrë roze, të vendosura në një rreth kornizë ngjyrë jeshile. Mafili i kësaj xhamie është i vendosur në dy shtylla druri me kapitel të thjeshtë, i dekoruar me gdhendje të pakta. Mihrabi ka katër radhë stalaktitesh me ngjyra të ndryshme, si: radha e parë ka ngjyrë rozë, e dyta të kaltër të çelur, e treta radhë ka ngjyrë të verdhë dhe e katërta ka ngjyrë jeshile. Minberi, prej druri, është i thjeshtë.
Objekti ka dritare katërkëndëshe, gjithsej tetë. Nga tri anash, ndërsa dy në ballë, përkatësisht anash mihrabit. Mbi mihrab ndodhet një hapje rrethore
Burimi: QRKT – Gjilan