Granit Xhaka mund të rikthehet përsëri në elitën e futbollit gjerman Bundesliga. Mesfushori shqiptar nuk po kalon periudhë të mirë tek klubi aktual Arsenal, ku ka pasur probleme të shumta me tifozët.
E ardhmja e mesfushorit nga Kosova mund të jetë përsëri në Gjermani dhe në ish-skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach.
Mediat angleze dhe ato gjermanë kanë raportuar se Arsenali ka nisur tanimë kontaktet me liderin aktual të Bundesligës.
‘Topçinjtë’ kanë prioritet transferimin e mesfushorit zviceran Denis Zakaria nga Gladbachu dhe po mendojnë ta shkëmbejnë me Granit Xhakën.
Lideri aktual i kampionatit gjerman e ka mirëpritur këtë ide, por kërkon edhe 10 milionë euro nga Arsenali.
Gjithsesi drejtuesit e dy skuadrave pritet të takohen në dhjetor përsëri për të diskutuar për shkëmbimin e mundshëm Xhaka – Zakaria.