Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, duket se po e shijon në maksimum ndjenjën e atësisë. Muaj më parë kur në jetë erdhi vajza e tij e parë, Aymana, duket se jeta e futbollistit tërësisht ndryshoi.
Graniti publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi familjare, ku shfaqej pranë dy personave më të rëndësishëm të jetës së tij.
Teksa i jepte një përqafim të ngrohtë në ballë bashkëshortes së tij, Xhaka në duar mbante vajzën e tij.
Në mbishkrimin e këtij imazhi, ai nuk i kurseu fjalët më të ëmbla për bashkëshorten.
“Familja mbi gjithçka. Faleminderit që je nëna më e mirë që Ayana mund të kërkojë ndonjëherë”, kanë qenë fjalët e Granitit dedikuar Leonitës.