Granit Xhaka ka marrë një lajm jo te mire nga stafi mjekësor i Arsenalit. Mesfushori nga Kosova do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Arsenalit.
Ish-kapiteni i skuadrës nga Londra e Veriut ka pësuar një lëndim në kokë pas një goditje me top në ndeshjen e fundit ndaj West Ham Unitedit.
Kështu, që Xhaka do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Standard Lieges në Ligën e Evropës.
Gjithashtu, 27-vjeçari nuk do të mundet të luajë në derbin e Premierligës ndaj Manchester Cityt që zhvillohet në fundjavë.