Autoritet e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë lëvizur ende nga pozicioni i tyre rreth platformë së Asociacionit të komunave Serbe. Kjo ka bërë që në takimin e së enjtes në Bruksel çështja e Asociacionit të mos jetë në tavolinën e bisedimeve të grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë.
Visar Xani, këshilltar i zëvendëskryeministres, Edita Tahiri i ka thënë Radio Kosovës se takimi i nesërm i grupeve punuese nuk do të përfshij edhe çështjen e Asociacionit të komunave Serbe.
Xani nuk ka dhënë sqarime se kur do të diskutohet për çështjen e Asociacionit.