Axel Witsel ka zgjedhur të shkojë në Kinë, në vend se të nënshkruajë për Juventusin. Është pritur që kampioni italian ta transferojë mesfushorin e Zenit St. Petersburgut në janar, pasi atij i skadon kontrata me klubin rus në fund të sezonit.
Megjithatë, belgu i ka zgjedhur paratë dhe do të luajë në Superligën kineze, ku do të përfitojë rreth 18 milionë euro për sezon.
Sipas njoftimeve, 27-vjeçari do të transferohet te Tianjin Quanjian, klub që ka për trajner Fabio Cannavaron.
“Ishte një vendim shumë i vështirë, sepse në një anë ishte një klub i madh si Juventusi. Por, në anën tjetër ishte një ofertë vendimtare për familjen time që nuk mund ta refuzoja”.
“Kryesia e Juventusit gjithmonë është sjellë mirë me mua dhe unë vetëm mund t’i falënderoj”.
“Do të bëj tifo për Juventusin dhe shpresoj që ta fitojë Ligën e Kampionëve. Pastaj, nuk i dihet, ndoshta një ditë në të ardhmen rrugët tona do të puqen”, ka deklaruar Witsel për Tuttosport. /Telegrafi/